Ndonëse kapacitetet zhvillimore në Kosovë janë të konsiderueshme, industria jonë është ende duke bërë hapat e parë. Padyshim që sigurimi i objekteve dhe proceseve të prodhimit në ato reparte që tashmë janë aktive, është në interes të të gjithë vendit.
Prandaj ne në WDG i kushtojnë rëndësi të madhe shërbimeve për klientët tanë në industri. Me rritjen e numrit të ndërmarrjeve të privatizuara, numri i këtyre klientëve është vazhdimisht në rritje duke përfshirë edhe ndërmarrje që kanë një barrë serioze në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit, si KEK (Korporata Energjetike e Kosovës), Llamkos NewCo (fabrika e llamarinës së zinkuar, Vushtrri), Sillos NewCo (fabrika e miellit dhe produkteve të brumit, Rahovec), Jugoterm (fabrika e radiatorëve, Gjilan), etj.
Për nivelin dhe cilësinë e shërbimeve tona, dëshmojnë letrat e referencave
Na kontaktoni dhe personeli jonë me përvojë të gjatë në sigurimin industrial, shumë shpejtë do të jenë në gjendje të bëjnë një vlerësim të sigurisë në ndërmarrjen tuaj, masave të cilat duhet të ndërmerren dhe, nëse pajtoheni, do të pranoni edhe ofertën tonë për kryerjen e këtyre shërbimeve.