WDG Sh.A. Kompania e Sigurimit Fizik, Teknik & Elektronik

Partner i besueshëm për mbrojtjen e pasurisë së atdheut!

Të mos investosh në siguri, do të thotë të investosh në krijimin e pasigurisë. Ne në WDG e marrim shumë seriozisht detyrën e ngarkuar për sigurinë e pronës dhe pasurisë së klientëve tanë. Prandaj, neve vazhdimisht kemi investuar në ngritjen profesionale të personelit.
Në shërbim të klientëve janë personeli jonë i trajnuar brenda dhe jashtë vendit, në të gjitha lëmenjtë për të cilët klientët tanë kanë nevojë: sigurimi elektronik, sigurimit teknik, mbrojtja e afërt, etj. ndërsa i tërë personeli “vijës së parë” (rojet) kanë kaluar me sukses trajnimin fillestar për detyrat e rojës fizike.
Njohja me praktikat bashkëkohore të sigurisë është parakusht që të jemi në hap me kohë, prandaj, tek ne shpesh ligjërojnë edhe ekspertë ndërkombëtar të sigurisë, nga fusha të ndryshme të interesit.