| |
Prej dt. 03.07.2007 WDG ka marr persiper sigurimin fizik dhe elektronike te objekteve dhe zyrave te IPKO-s ne te gjithe territorin e Kosoves. |
Pas përfundimit të procedurës së tenderimit publik dhe nënshkrimit të kontratës më 12/10/2006, WDG do të filloj të kryej shërbimin e sigurimit fizik të objekteve të Universitetit të Prishtinës. Kjo do të thotë se në të ardhmen, personelin e WDG-së do ta shihni edhe para fakulteteve dhe objekteve tjera të Universitetit të Prishtinës, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në fakultetet dhe shkollat e larta në qytetet tjerë. Në shërbim të personelit dhe studentëve të këtyre fakulteteve do të jenë gjithsej 97 punëtor.Në saje të marrëveshjes me rektoratin dhe në përputhje me politikën tonë të zhvillimit, i gjithë personeli i sigurimit të UP-së, që deri tani kanë pasur marrëdhënie të rregullt pune dhe të cilët i plotësojnë kushtet shëndetësore për detyra të rojës dhe miratohen nga zyra mbikëqyrëse e policisë (SSPIU), nuk do të mbesin pa punë por do të vendosin marrëdhënie pune me WDG-në. Ndërsa ata të cilët nuk i kalojnë këto kushte, u ofrohet mundësia që në vend të tyre të punësojnë ndonjë anëtar të familjes i cili i plotëson këto kushte |

